Beyonce nënshkruan marrëveshje 60 milionë dollarëshe me Netflixin

Beyonce nënshkruan marrëveshje 60 milionë dollarëshe me Netflixin

21 April 2019 16:03

Diva e popit, Beyonce bashkëpunoi me Netflixin për të publikuar dokumentarin e saj “Homecoming”.

Pas kësaj, ajo ka nënshkruar një marrëveshje 60 milionë dollarëshe me Netflixin për të sjellë edhe disa projekte të tjera.

E para e tre projekteve është “Homecoming”, një dokumentar që interpreton performancën e saj të vitit të kaluar 2018 në Coachella, një spektakël që përfshinte kërcime dhe këngë të Beyonces.

Çmimi për Beyoncen “Knowles-Carter” si producente ekzekutive, shkrimtare dhe drejtore ka arritur në vlerën e 20 milionë dollarëve. Përfaqësuesi i Beyoncet nuk iu përgjigj kërkesave të Varietyt për komente. Netflix nuk pranoi koment për këtë histori./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme