Rita Ora sonte arrin në Prishtinë

Rita Ora arrin në Kosovë

08 April 2019 17:09
19:28

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka arritur në Kosovë.

Ajo do të qëndrojë pak ditë në vend dhe do të merret me aktivitete humanitare lidhur me gratë viktima të luftës në Kosovë.

17:09

Rita Ora sonte arrin në Prishtinë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sonte do të vijë në Prishtinë.

Ajo vjen për disa aksione humanitare me qëllim që të ndihmojë gratë në Kosovë, raporton Koha.net.

Ora kishte bërë të ditur pak kohë më parë për bashkëpunimin me brendin e modës “Escada” me të cilin bashkëpunim ka për qëllim të ndihmojë gratë viktima të luftës në Kosovë.

Brendi 41-vjeçar do të dhurojë 15 euro nga secila çantë të shitur nga bashkëpunimi me Orën.

Akoma nuk dihet sa do të qëndrojë Rita në Kosovë dhe cilat do të jenë aktivitetet e saj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme