Showbiz

Trileri i parë zyrtar për “Dora and the Lost City of Gold”

Aktorja e re Isabela Moner do ta luajë rolin e Doras, me flokët e shkurtra dhe çantën e njohur të shpinës. Aventura e saj e parë e madhe është shkolla e mesme, por natyrisht, në vend të shkollës, ajo përfundon në xhungël në një aventurë të vërtetë për t’i shpëtuar prindërit e saj - që i luajnë Eva Longoria dhe Michael Peña. Në film luajnë edhe Eugenio Derbez, Temuera Morrison, Q'orianka Kilcher, Adriana Barraza, dhe Danny Trejo (si zëri i Boots– shokut të saj majmun) dhe Benicio Del Toro (si zëri i dhelpra Swiper).

Përshkrimi zyrtar thotë: Pasi e kalon pjesën më të madhe të jetës së saj duke e eksploruar xhunglën me prindërit e saj, asgjë nuk mund ta kishte përgatitur Dorën për aventurën e saj më të rrezikshme ndonjëherë - shkollën e mesme. Gjithmonë një eksploruese, Dora shpejt konstaton se po e çon Boots, Diegon dhe një grup të të rinjve në një aventurë për t’i shpëtuar prindërit e saj dhe për ta zgjidhur misterin i cili qëndron prapa qytetit të humbur prej ari, shkruan KOHA Ditore.

Image

Kjo duket e çmendur, e marrë dhe qesharake, siç edhe pritej, por duke pasur parasysh faktin se vjen nga regjisori i dy filmave të fundit për Muppets, ndoshta ka ende shpresë.

Dora arrin në kinema më 2 gusht 2019.