Showbiz

Pamela Anderson apelon t’u jepet fund serialeve “shfrytëzuese” të reality TV

Pamela Anderson ka bërë thirrje për përfundimin e serialeve të reality TV, duke e etiketuar konceptin si "të dëshpëruar dhe shfrytëzues".

Aktorja dhe modelistja 51-vjeçare i shprehu ndjenjat e saj rreth programeve në ekran të vogël në një seri të tweeteve ditë më parë.

"A më pëlqeu të jem në një serial reality?" filloi Pamela. "Ju lutem pa reality yje apo reality seriale... edhe Franca është e kontaminuar me to - është epidemia e shëmtisë, konkurrencës sipërfaqësore, dëshpëruese dhe shfrytëzuese - për artistin".

Mesazhi i Pamelës vjen pavarësisht faktit se ajo u shfaq edhe vetë në disa seriale të tilla, përfshirë Big Brother të Australisë në vitin 2008, Dancing With The Stars në vitin 2010, Big Brother të Britanisë në vitin 2011, Dancing On Ice në vitin 2013 dhe më së fundi në Danse avec les stars të Francës vitin e kaluar, shkruan KOHA Ditore.

Megjithatë, besohet se vetëvrasja e kohëve të fundit e Mike Thalassitis, një ish-konkurrenti në reality serialin britanik Love Island, i nxiti vërejtjet e Pamelës.

Një hulumtim nga gazeta Sun të dielën i analizoi vdekjet globale që nga viti 1986 dhe zbuloi se 38 persona e kanë vrarë veten pasi janë bërë të famshëm në ndonjë reality show.

Pamela i vazhdoi tweetet e saj duke e pranuar se ajo e "fali" veten për shfaqjen në reality TV vetëm sepse i dhuroi fitimet e saj për programet për bamirësi.

"Zakonisht ngacmoheni për shkak të pjesëmarrjes në seriale të tilla televizive nga agjentët që luftojnë për përqindje – mbeteni pa kënaqësi apo para - ndiheni të përdorur, të ndyrë dhe pa ndjenjë të arritjes", theksoi ajo.

"Përveç nëse, sigurisht, përpiqeni ta gjeni ndonjë kuptim ose shpengim duke i dhuruar të gjitha për bamirësi. Kështu ia fala vetes."