Showbiz

Charlotte Kirk: Kam qenë e afërt me disa producentë, kjo më ndihmoi gjatë karrierës sime

Aktorja britanike Charlotte Kirk deklaroi për mediat britanike se ajo vullnetarisht ishte pajtuar të ishte në marrëdhënie intime me disa producentë në mënyrë që të fitonte role nëpër filma. Charlotte e konfirmoi informacionin se miliarderi James Parker e kishte kontaktuar përmes SMS në të cilën ia “ofroi” rolin e jetës.

“Eja menjëherë në hotelin Bel Air. E kam shansin e jetës për ty, kurrë nuk do të mund të ma shpaguash. Do të të njoftoj me personin më të rëndësishëm që do ta takosh ndonjëherë”, i shkroi ai në një mesazh, shkruan KOHA Ditore.

Image

Charlotte menjëherë shkoi në hotelin ku u takua me një nga njerëzit kryesorë të kompanisë “Warner Bros” me të cilin i kaloi disa orë në një dhomë hoteli, dhe më pas karriera e saj filloi të ngrihej me shpejtësi. Edhe pse ka disa ditë që po kryhen hetime ndaj disa producentëve të njohur të kompanisë filmike, Charlotte ka vendosur të dalë në mbrojtje të të akuzuarve, duke thënë se ajo, ashtu si aktoret e tjera të reja, e kanë pranuar “ofertën” e tyre dhe se në këtë nuk sheh asgjë problematike.