Në fund të janarit, këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, i bëri një ftesë tre këngëtareve të njohura shqiptare për të bashkëpunuar, Rita Orës, Dua Lipës e Ava Maxit.
Ky propozim ishte mirëpritur nga të tri këngëtaret që i kishin kthyer përgjigje pozitive Bebe Rexhës, megjithatë që nga atëherë nuk është folur më për këtë bashkëpunim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një intervistë për radion filipinase “MYX”, Rita Ora u shpreh rreth këtij bashkëpunimi me artistet shqiptare, transmeton gazeta shqiptare.
“Nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por mendoj se do të ishte super fantastike, sepse jemi të gjitha shqiptare dhe ky do të ishte moment magjik për Shqipërinë”, ka thënë Rita Ora.
Gjithashtu, gjatë intervistës ajo foli edhe për Bebe Rexhën, me të cilën ka një miqësi shumë të mirë.
“Ajo është shqiptare si unë, kështu që kam pak kohë që e njoh dhe mendoj se është e talentuar si tekstshkruese dhe artiste. Shpresojmë të realizohet sa më herët”, u shpreh Ora.