Showbiz

Captain Marvel i kryeson biletaritë e Amerikës Veriore

Captain Marvel ka kaluar në krye të biletarive të Amerikës Veriore në fundjavën e vet të hapjes.

Filmi me superheronjë, në të cilin luan Brie Larson si personazhi nga titulli dhe alter egoja e saj Carol Danvers, e përmbylli fundjavën me 153 milionë dollarë në biletaritë vendase - hapja e tretë më e madhe e marsit pas “Beauty and the Best” më 2017 me 174 milionë dollarë dhe “Batman v Superman: Dawn of Justice” me 166 milionë dollarë.

Filmi gjithashtu qëndron prapa “The Hunger Games: Catching Fire's” me 158 milionë dollarë në hapje si debutimi i dytë më i madh për një film me aktoren kryesore femër, shkruan KOHA Ditore.

Filmi gjithashtu performoi mirë ndërkombëtarisht me një hapje prej 302 milionë dollarësh në biletarinë botërore, duke e bërë atë publikimin më të madh në mars në mbarë botën dhe të tretin më të lartë për Marvel Comics Universe pas Avengers: Infinity War dhe Captain America: Civil War.

"Fatmirësisht, superfuqitë e Captain Marvel zgjerohen në fushën e biletarive dhe siç pritej, duke ofruar një rritje të shumëpritur dhe të nevojshme të box office për 2019 me debutimin e jashtëzakonshëm", thotë analisti i lartë për media në Comscore, Paul Dergarabedian. "Joshja dhe fuqia e zhanrit të superheroit është më e fuqishme sa kurrë më parë dhe pikërisht ajo që publiku i etur i blockbusterëve e kanë pritur në formën e lojës së përkryer të Brie Larson në këtë rol më të fuqishëm".

“How to Train Your Dragon: The Hidden World” vjen në vendin e dytë me 14.7 milionë dollarë, ndërsa A Madea Family Funeral është i treti me 12 milionë dollarë.

Lego Movie 2 dhe Alita: Battle Angel e përmbyllin top pesëshen me nga 3.8 milionë dollarë dhe 3.2 milionë dollarë.