Showbiz

50 Centi djeg bluzën Gucci

Pas akuzave për racizëm të dizajnerëve të markës së njohur të veshjeve italiane Gucci, reperi 50 cent ka djegur një nga bluzat e tij që i përkasin kësaj marke.

Të mërkurën, reperi publikoi një video në Instagram duke djegur bluzat me logot Gucci.

“Do të largoj të gjitha rrobat e Guccit që kam në shtëpi. Unë nuk do ta përkrah iniciativën ndaj këtij brendi”, tha 43 vjeçari.