Showbiz

Shpat Deda i këndon dashurisë sonte në Kino Armatë me koncertin “Heart to Heart”

Descriptive Text

Këngëtari Shpat Deda sonte do t’i këndojë dashurisë, me rastin e shënimit të kësaj dite, me një koncert live në Kino Armatë.

Në emisionin Sot në KTV, Deda ka zbuluar detaje rreth koncertit “Heart to Heart”, derisa ka shpjeguar pse i kanë lënë këtë emër.

“E kemi lënë këtë titull ‘Heart to Heart’ (prej zemrës në zemër) për shkak se aty hyrja është falas, do të thotë ne po e dhurojmë krejt prej zemrës tonë drejt zemrës së atyre që vijnë me na dëgjuar sonte”, ka thënë Deda.

Ai thotë se do të interpretojë këngë nga dy albumet e tij, pra rreth 16-17 këngë do t’i sjellë para publikut në Kino Armatë.

Shpat Deda do të performojë sonte së bashku me bendin e tij nga ora 20:00, dhe ky koncert përkrahet edhe nga Komuna e Prishtinës.

Përveç Dedës në këtë koncert do të performojnë edhe Armend Xhaferi në kitarë elektrike, Nesim Maxhuni në tupana, Ilir Bajri në tastierë dhe Fatlind Ferati në bas kitarë.

Për më tepër detaje për këtë koncert dhe projekteve muzikore të Shpat Dedës mund ta ndiqni videon më poshtë.