Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kate Hudson demanton mediat rreth deklaratës për vajzën e saj

Aktorja e njohur Kate Hudson ka demantuar ashpër raportimet e fundit të mediave për shkak të të cilave është ngritur “pluhur i madh”.

Në fakt, media të shumta kanë shkruar se aktorja e famshme ka deklaruar se ajo nuk do ta edukojë vajzën e saj si një vajzë, por do ta lejojë të vendosë vetë se si do të jetë kur të rritet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Deklarata e saj mori kritika të shumta, pas së cilës aktorja vendosi të qëndrojë para kamerave dhe t’i mohojë ashpër këto pretendime, transmeton KosovaPress.

“Nuk kam thënë se do ta rrisë vajzën si person pa prindër. Portalet vendosën tituj të rremë për të marrë klikime. Edhe 15-vjeçarin Ryder dhe 7-vjeçarin Bingham, dhe vajzën Rani Rose do t’i rris me të njëjtin qëllim”, ka thënë aktorja Hudson.