Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua po lufton pabarazinë gjinore në toplistat britanike

Viti 2018 ka qenë vit në të cilin gratë në industritë artistike janë bërë bashkë për të luftuar pabarazinë gjinore.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në toplistat britanike pasi është ngushtuar hapësira gjinore mes artistëve që kanë qëndruar më së gjati në krye të këtyre top-listave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suksesi i këngëtares nga Kosova, Dua Lipa, dhe Jess Glynnet, kanë mundësuar që 49 për qind e këngëve në toplista të jenë zë femre, krahasuar me 35 për qind në vitin 2017, transmeton Koha.net.

Artistet kanë qëndruar 310 javë në top 40 këngët më të mira derisa artistët kanë qëndruar 328 javë.

Reperja Cardi B ka qëndruar më së shumti në toplistë. Ajo për 77 javë rresht ka mbretëruar me këngët “Girls Like You” dhe “I Like It”.

Dua është e dyta me 67 javë, e ndjekur nga Jess me 59 dhe Ariana Grande me 58.