Qëndresë Deda, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes”

06 dhjetor 2018 23:22

Për një muaj, veprat e tre finalistëve të çmimit "Artistët e së nesërmes" për vitin 2018, janë prezantuar në hapësirën e Klubit të Boksit Prishtina, për të garuar për çmimin prestigjioz që i shpie drejt dinamikës së skenës artistike në New York.

Si finaliste e trefishtë ajo për vite me radhë nuk kishte hequr dorë që të triumfonte në garën unikale që u ofrohet artistëve të arteve pamore nën moshën tridhjetë e pesë vjeçare, raporton Express në KTV.

Artistja Qëndresë Deda me veprën që ka të bëjë me simbolikën identitetit, hapësirës utopike dhe rëndësisë së krijimit të hapësirave, është shpërblyer me çmimin “Artistët e së nesërmes” për vitin 2018.

Për një muaj vepra e saj ka qenë e prezantuar në Klubin e Boksit "Prishtina", ndërsa ajo ka qëndruar përballë veprave të Dion Zeqirit dhe Altin Krasniqi.

Të tre artistët finalistë janë inkurajuar që në krijimet e tyre pamore të tërheqin paralele nga përvoja personale, konteksti shoqëror dhe ai ekonomik.

Vepra e artistes Deda ka qenë në garë me kritikën e Dion Zeqirit në raport me kontekstin urban dhe "dyqanin e pavarur" të Altin Krasniqit që shpërfaq raporte shoqërore.

Qëndresë Deva, veprën fituese do ta ekspozojë për dy muaj në Rezidencën e dinamikës së skenës artistike që mbahet vitin tjetër në Amerikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme