Këngëtaret e njohura shqiptare Adelina Ismaili dhe Dafina Zeqiri me fotografi unike kanë uruar shqiptarët më 28 nëntor për Ditën e Flamurit.
Në mesin e shumë yjeve që kanë uruar sot, ato janë dalluar për fotografitë me stil.
Ismaili dhe Zeqiri kanë publikuar fotografitë në Instagram në të cilat shihet se kanë vendosur imitimin e përkrenares së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.