Showbiz

“Spice Girls” rikthehet me 8 koncerte javën e ardhshme

Bendi i famshëm “Spice Girls” që u krijua në vitin 1994, i cili përbëhej nga Viktoria Adams, Ema Button, Meli B, Geri Halliwell dhe Mel C, ka vendosur që të mblidhet dhe të rikthehet me 8 koncerte.

Gjithashtu, “Spice Girls” ka bërë një video mesazh e cila po mbahet sekret dhe pritët që të hënën ta bëjnë publike.

Hera e fundit që grupi u mblodh ishte janari i vitit 2012.

Një gjë nuk është konfirmuar akoma, pjesëmarrja e modeles së njohur Victoria Beckham.