Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa është në kulmin e karrierës së saj muzikore.
Pas publikimit të hitit “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, ajo ngriti në këmbë publikun në “Billboard Music Awards” me performancën e “New Rules”.
Dua duket se po merr gjithçka ka dëshiruar ndonjëherë dhe së fundmi ka shënuar edhe 11 milionë ndjekës në rrjetin social “Instagram”. Ajo është shfaqur shumë e emocionuar teksa ka postuar një video ku shfaqet e përlotur.
“Reagimi im kur pashë se 11 milion prej jush janë duke më ndjekur”, shkruan ajo.
Artikuj të ngjashëm
-
Dua Lipa arrin 35 milionë ndjekës në Instagram, edhe pse fshin të gjitha postimet
-
Dua Lipa me 30 milionë ndjekës në Instagram
-
Dua Lipa puth virtualisht 27 milionë ndjekësit e saj
-
“New Rules” e Dua Lipës, 1 miliard dëgjime në “Spotify”
-
Dua Lipa me 14 milionë ndjekës në Instagram, “New Rules” për një vit mbi 1.3 miliard klikime