Vajzat shqiptare nuk kanë të ndalur.
Treshja e cila po na bënë të mburremi me to, çdo ditë e më shumë, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, janë nominuar sivjet për çmimet prestigjioze “MTV Video Music Awards”, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDua është ajo e cila i ka marrë 3 nominime në kategoritë, “Kënga më e mirë e vitit” për hitin “New Rules”, “Best Dance” për këngën “One Kiss” dhe “Koreografia më e mirë” për këngën IDGAF.
Rita konkurron krahas saj në kategorinë “Best Dance” me këngën “Lonely Together” si dhe me të njëjtin projekt është nominuar edhe në kategorinë “Efektet më të mira në klip”, si dhe Bebe Rexha kryeson në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” me “Meant to Be”, një projekt i përbashkët me grupin e muzikës country “Florida Georgia Line”.