Këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, është nominuar në tri kategori të Video Music Award të MTV-së.
Përmes një postimi në Instagram, Lipa e ka bërë të ditur këtë njoftim ku njëkohësisht kërkon edhe ndihmën e publikut për ta votuar, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, edhe këngëtarja tjetër me origjinë nga Kosova, Rita Ora, është nominuar në dy kategori.
“3 nominime në VMA!!! A mund ta besoni?!!! ‘New Rules’ garon për Këngën e Vitit, ‘IDGAF’ për Koreografi më të mirë dhe ‘One Kiss’ për Vallëzim më të mirë. Mund të votoni në vma.mtv.com. Ju dua përgjithmonë!!!!”, ka shkruar Lipa në Instagram.
Artikuj të ngjashëm
-
Dua Lipa me pesë nominime në “MTV Video Music Awards”
-
Dua Lipa nominohet për tri çmime në “American Music Awards”
-
Sonte “MTV VMA 2021”, Dua Lipa e nominuar e Rita Ora prezanton çmim
-
Dua Lipa me 5 nominime në “Video Music Awards 2021”
-
Dua Lipa nominohet në tri kategori në “NRJ Music Awards", janë nominuar edhe dy shqiptarë