Diamantet dhe arin që ka përdorur këngëtarja Taylor Swift besohet se kapin vlerën e 10 milionë dollarëve.
Një burim i afërt me këngëtaren i ka thënë Page Six se ylli amerikan për klipin e saj të shumëpërfolur “Look Way You Made Me Do”, ka përdorur stoli në vlerën e 10 milionë dollarëve.
Stolitë ekstravagante janë siguruar nga Neil Lane, argjendar i shumë yjeve, transmeton Koha.net.
Në mesin e stolive origjinale ishte një unazë në formë gjarpri të cilën e mbante këngëtarja. Vlerë të madhe besohet se kanë edhe trofetë e MTV Video Music Awards të cilat këngëtarja i përdori për t’u tallur me rivalët Kim Kardashian e Kanye West.
Skena me vaskën e mbushur me stoli ishte më spektakolarja në klipin e Swiftit. Kjo skenë ka të bëjë me një banjë në Paris në të cilën ishte lidhur Kim Kardashian nga disa plaçkitës që vodhën sasi të konsiderueshme stolish.

