“Priview Bar” ka festuar 11-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të veçantë, ku kanë mbizotëruar muzika dhe argëtimi.
Në mesin e të ftuarve ishin shumë mysafirë, këngëtarë të njohur, ndërsa festës iu bashkua edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Prej vitit 2014, “Priview Bar” është shndërruar në një nga vendet më të njohura të jetës së natës në kryeqytet, duke u bërë një pikë takimi për të gjithë ata që duan të kalojnë mbrëmje të bukura me muzikë dhe atmosferë pozitive.
Florent Musa, pjesë e “Priview Bar” që nga hapja, thotë se rrugëtimi ka qenë sfidues, por i mbushur me përvoja të mira.
“Me Priview Bar me lidhin shumë gjëra. Që nga hapja jam pjesë e barit. Pra prej vitit 2014, kur është hapur Priview Bar. Sado që ka pasur sfida gjatë viteve, kem përjetuar edhe kënaqësi. Kam kaluar mirë me klientët, stafin, këngëtarët, me të gjithë e kam pasur një raport të mirë. “Priview Bar” është më shumë se një lokal. Përveç hapësirës së madhe që e ka, ofron edhe argëtim. Çdoherë këtu mund të gjesh vend, të kalosh mirë me muzike e atmosferë të mirë. Çdo natë kemi muzikë live. Në fillimet tona ka qenë një sistem tjetër, tani kem ndryshuar, mendojmë për më mirë. Për këtë arsye kemi mbërritur ku jemi sot. Çdo organizim nuk është i lehtë, por klientela na bën më të lehtë e gjithë organizimin. Kemi kërkesa të shumta dh ne jemi munduar në maksimum që të kalojmë mirë sot, që të kemi hapësirë për të gjithë”, thotë Musa.
Në këtë vend ku puna dhe pasioni bashkohen, çdo anëtar i stafit ka rolin e vet në krijimin e një atmosfere mikpritëse.
Isuf Ibrahimi, i cili është pjesë e “Priview Bar” prej 7 vjetësh, thekson se falë punës së përbashkët dhe përkushtimit të stafit, çdo organizim është kthyer në sukses.
“Që nga viti 2018 punoj në “Priview Bar”. Deri më tani kem pasur sfida të ndryshme, prej tyre edhe të vështira, sepse me gjithë këta klientë është e pa mundur me dalë perfekt për të gjithë. Një falënderim shkon për klientët të cilët e kanë vizituar barin. Na veçon edhe bashkëpunimi me muzikantë të famshëm. Jem staf i mrekullueshëm, jem shumë bashkëpunues. Roli jem këtu është si zëvendësmenaxher, pjesën dërrmuese të stafit e menaxhoj. Jam falënderues edhe ndaj stafit për punën që e bëjnë. Priview Bar njihet jo vetëm për Kosovë por edhe për rajon e më gjerë. Kem pasur lëvdata prej klientëve, dhe besoj që na vlerësojnë përderisa në vizitojnë vazhdimisht”, deklaron Ibrahimi.
Rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe mënyrës se si prezantohet imazhi i këtij bari.
“Jam pjesë e stafit që 7 vjet dhe merrna me marketing. Bashkëpunimi me stafin, kolegët, juve si media, e lehtëson punën tonë. Rrjetet sociale e kanë lehtësuar shumë punën tonë, sepse përmes fotografive dhe videove të gjithë munden ta shohin atmosferën që bëhet në barin Priview”, thekson Ardit Bytyqi, që është pjesë e stafit.
Sot “Priview Bar” pret rreth 1,000 klientë çdo javë, me muzikë live dhe argëtim që e gjallërojnë këtë vend për tashmë 11 vjet rresht.