Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Reklama

Kursimet e Mençura – Si të Përfitoni Më Shumë nga Paratë Tuaja

BKT Kosova

Në një kohë kur menaxhimi i financave personale është bërë më i rëndësishëm se kurrë, kursimet nuk duhet të shihen vetëm si para të “ruajtura anash”, por si një mundësi për të krijuar më shumë vlerë për veten dhe familjen tuaj. Edukimi financiar na mëson se vendimet e zgjuara financiare nuk lidhen vetëm me sa kurseni, por edhe me mënyrën se si i shfrytëzoni ato kursime.

Sot, produktet moderne bankare po i ndihmojnë klientët që të përfitojnë menjëherë nga paratë e tyre, duke kombinuar interesin, benefitet shtesë dhe kursimet në shërbime të ndryshme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pse kursimi është investim për të ardhmen?

Krijimi i një fondi kursimesh ju ndihmon të:

  • keni siguri financiare,
  • përballoni situata të papritura,
  • realizoni plane personale apo familjare,
  • dhe të krijoni të ardhura shtesë përmes interesit bankar.

Por, zgjedhja e produktit të duhur është ajo që bën diferencën. Një depozitë që ju sjell vetëm interes mund të jetë e dobishme, por një depozitë që ju ofron edhe benefite shtesë mund t’ju ndihmojë të kurseni edhe më shumë në jetën e përditshme.

Kur kursimet fillojnë të punojnë për ju menjëherë

Një shembull interesant i kësaj qasjeje është oferta “Depozita Avans 1-vjeçare” nga BKT Kosova, ku klientët përfitojnë interesin menjëherë në momentin e depozitimit, pa pritur deri në maturim.

Kjo do të thotë se interesi që fitoni mund të përdoret direkt për plane apo shpenzime personale. Për shembull, shumë klientë mund ta shfrytëzojnë këtë interes për të financuar pushimet verore të familjes së tyre.

Dhe benefitet nuk përfundojnë këtu.

Kur planifikoni udhëtimin tuaj, mund të përzgjedhni agjensionet partnere të BKT Kosova dhe pagesën ta realizoni përmes kartelës kreditore që e përfitoni me mirëmbajtje falas në kuadër të paketës së depozitës. Në këtë mënyrë:

  • përfitoni menjëherë bonus/kursim deri në 5% nga pagesa e udhëtimit,
  • kurseni edhe më shumë falë sigurimit shëndetësor në udhëtim që ofrohet falas,
  • dhe menaxhoni më lehtë shpenzimet gjatë pushimeve.

Pra, kursimi nuk është vetëm interesi që merrni nga banka — por edhe benefitet shtesë që ju ndihmojnë të shpenzoni më zgjuar.

Paketat e kursimit që ofrojnë më shumë:

https://l.ead.me/depozita-pakot

Zgjidhni kursime që ju japin më shumë vlerë

Edukimi financiar na mëson se zgjedhjet më të mira janë ato që kombinojnë sigurinë, fleksibilitetin dhe benefitet afatgjata. Andaj, kur përzgjedhni paketat tuaja të kursimit, zgjidhni ato që jo vetëm ruajnë paratë tuaja, por ju ndihmojnë edhe të kurseni më shumë në shpenzimet e përditshme.

Sepse kursimi i mençur nuk është vetëm sa fitoni nga interesi — por sa përfitoni në total nga të gjitha avantazhet që ju ofron një produkt financiar.