Në ambientet e Meridian Express u mbajt ceremonia e parë e certifikimit të nxënësve të drejtimit Tregti nga SHML “7 Shtatori” në Prishtinë, pjesë e sistemit të Arsimit Dual në Kosovë. Ky model po krijon ura të drejtpërdrejta mes arsimit dhe tregut të punës, duke u ofruar të rinjve aftësi praktike, përvojë reale pune dhe mundësi konkrete për zhvillim profesional.
Drejtori në MASHTI, z. Lah Nitaj, theksoi se ky është rezultat i bashkëpunimit institucional dhe dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për zbatimin e suksesshëm të Arsimit Dual.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga Meridian Express, z. Kemajl Bajrami ritheksoi përkushtimin e kompanisë për të mbështetur iniciativa që ndikojnë në zhvillimin profesional të të rinjve dhe në krijimin e një fuqie punëtore të përgatitur për tregun modern të retailit.
Ndërsa drejtoresha e SHML “7 Shtatori”, znj. Hatixhe Ratkoceri, vlerësoi angazhimin e përbashkët që solli këtë sukses dhe uroi nxënësit për rrugëtimin e tyre profesional.
Si kompani që operon në një sektor dinamik dhe modern të retailit, Meridian Express e konsideron investimin në të rinjtë dhe zhvillimin e aftësive profesionale si pjesë të rëndësishme të vizionit të saj afatgjatë.
Arsimi Dual, nën udhëheqjen e OEK-ut dhe me mbështetjen e partnerëve institucionalë, po dëshmohet si një nga shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit dhe afrimin e arsimit me nevojat reale të tregut të punës.