Përbërësit:
Patate
1 lugë çaji rigon
1 lugë çaji kopër
1 lugë çaji borzilok
1 lugë çaji piper të kuq “Besiana”
Kripë/piper
Vaj ulliri
20gr djathë “Parmesan”
Përgatitja:
Patatet priten në formë drejtkëndëshi, me trashësi prej rreth 1 centimetër. Dy shkopinj të hollë prej druri vendose anash patateve dhe pastaj ato priten me thikë deri tek shkopinjtë. Në të njëjtën mënyrë veprohet nga dy anët e patateve, me ç’rast njëra anë pritet drejt ndërsa tjetra pjerrtas. Patatet e prera zihen rreth 3 minuta, pastaj kullohen, marinohen me erëzat dhe vajin e ullirit, ndërsa mandej piqen në temperaturë 200 gradë Celsius.