Përbërësit:
4 vezë
100ml vaj ulliri
100gr miell elbi
100gr miell hikror
200gr spinaq
1 lugë çaji kripë
Rreth 500ml qumësht
Përgatitja:
Skuqim spinaqin në pak vaj ulliri, pastaj e bluajmë në procesor ushqimi.
Shtojmë vajin, vezët, kripën dhe drithërat i përziejmë mirë.
Në fund shtojmë qumështin gradualisht derisa të marrin trashësinë e duhur.
Skuqim një nga një në enë jongjitëse.
Shërbehen sipas dëshirës me krem djathë dhe copa djathi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.