Përbërësit:
1 pako kërpudha të mëdha portobello
Vaj ulliri
Kripë/piper
Djathë mocarelle
Salcë domatesh
Rigon të thatë
Përgatitja:
Marinojmë kërpudhat me vaj ulliri, kripë dhe piper.
Ngrohim tepsinë në 250 gradë për 10min, pastaj i vendosim kërpudhat e marinuara të piqen për 10min.
Pasi kërpudhat të jenë gati, i shtojmë salcën e domateve, djathin dhe rigon.
Rikthehen në furrë, dhe piqen derisa djathi të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të artë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.