Qeveria e re e Serbisë e Gjuro Macutit është votuar nga shumica parlamentare. Seanca në parlament ka nisur qysh në mëngjes dhe përfundoi me votimin e qeverisë.
Qeveria e Macutit moti 153 vota për, 46 kundër dhe 51 abstenuan.
I pranishëm gjatë betimit të kryeministrit të ri, Macut, ishte edhe presidenti serb.
“Bëni gjithçka që mundeni për ta kthyer vendin në rrugën e suksesit, me mbështetjen e secilit prej nesh, të lirë nga terrori dhe padrejtësitë dhe t’u mundësojmë qytetarëve të jenë krenarë për Serbinë”, ka shkruar Aleksandër Vuçiqi në Facebook.
Qeveria e Serbisë ishte në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Vuçeviqit nga posti i kryeministrit, me ç’rast pati filluar afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e ekzekutivit të ri. Vuçeviq e kishte dhënë dorëheqjen një muaj e gjysmë më herët, pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe, të cilët po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.
Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviq, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët. Studentët protestues që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.
-
Reuters: Vuçiqi synon postin e kryeministrit dhe vendosjen e një aleati të tij në postin e presidentit
-
Mijëra protestues në Beograd kundër goditjes së lëvizjes studentore
-
Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje