Rajon

Tërmet në Mal të Zi

Descriptive Text

Foto ilustrim

Mali i Zi është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 4.3 shkallë të Rihterit të martën. 

Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC) ka thënë se tërmeti ka ndodhur rreth orës 19:07.

Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë rreth 12 kilometra larg Nikshiqit. 

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e tij, apo edhe dëme materiale.