Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Vajzat e talentuara në futboll

Jemi mësuar të shohim djemtë duke luajtur futboll, por kjo nuk do të thotë që vajzat nuk mund të jenë të mira në këtë sport.

Në klubin futbollistik “Prishtina” ushtron edhe ekipi i vajzave nën moshën 13 vjeç.

Ato që nga mosha e fëmijërisë e kanë gjetur veten në futboll dhe për emisionin tonë tregojnë se çfarë rëndësie ka ky sport në jetën e tyre.

Vajzat ëndërrojnë që një ditë të jenë përfaqësuese të futbollit në vend dhe të inspirojnë vajzat e tjera të ushtrojnë sportin që ju pëlqen, pa marr parasysh se cila gjini e dominon atë.