Si krijohet një bebe?
- Kur qeliza atërore e jetës, spermatozoidi takohet me qelizën e nënës, vezën, ato formojnë një vezë të vogël që rritet në mitrën e nënës. Ajo rritet për nëntë muaj dhe më pas bëhet një bebe.
Si lind një bebe?
- Pas nëntë muajve, xhepi në të cilin ndodhet bebja në barkun e nënës është gati të dalë jashtë dhe të nisë jetën. Nëse bebja nuk mund të dalë vetë, atëherë duhet hapur barku me operacion dhe të nxirret bebja.
Si krijohen binjakët?
-Ndodh që në barkun e nënës të ketë dy vezë dhe nga aty, të njëjtën ditë, dalin dy bebe të ndryshme: binjakët e rremë. Nganjëherë, një vezë e vetme është e ndarë në dysh dhe krijohen dy bebe. Këta janë binjakë të vërtetë.
Edhe
Fëmijët që i ngjajnë babait janë më të shëndetshëm, sipas shkencëtarëve
Pse fëmijët u ngjajnë prindërve?
-Bebja është rezultat i bashkimit të një qelize të nënës dhe një të babait. Nga secila qelizë bebja trashëgon diçka nga prindërit: ngjyrën e flokëve, ngjyrën e syve, formën e hundës apo tipare të tjera të ndryshme. Kështu bebja i ngjason edhe nënës edhe babit.
-
Binjaket që lindën me pak minuta diferencë – por me baballarë të ndryshëm
-
Dërgimi i bebeve në çerdhe ndikon pozitivisht në mikrobiomën e tyre
-
Bakteret e para me të cilat bebet e porsalindura kanë kontakt mund t’i mbrojnë nga infeksionet
-
Bebet lëshojnë tinguj sepse mund të jenë duke u përgatitur për të folur, thotë studimi