Me shumë gëzim e energji fëmijët e Institucionit Parashkollor “Buzëqeshja” mezi pritnin të realizonin aktivitetet e shumëllojshme që kishin për tematikë riciklimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Të ndarë në grupe dhe me ndihmën e edukatoreve të tyre, secili përmbushte me shumë përkushtim detyrën që kishte.
Disa bashkonin pjesët e tokës si enigmë derisa formohej planeti në tërësi e disa mbushnin pjesën e gjelbër me makarona duke treguar kështu shembuj të përdorimit të një gjëje për qëllime të ndryshme. Ndërsa disa fëmijë mbushnin natyrën e improvizuar nga letra me lule shumëngjyrëshe duke krijuar kështu një pamje të bukur pranverore.
E një grup i fëmijëve kishte një detyrë të veçantë, që ishte klasifikimi i mbeturinave në kontejnerët e duhur. Ata duhet të prisnin mbeturinat me radhë që ishin të vendosura në letër dhe t’i ndanin ato sipas materialit që e kanë. Pasi secili kontejner simbolizon lloj të veçantë të materialit nga e cila është e përbërë mbeturina. Kjo tregon një shembull shumë të mirë të riciklimit. E për këtë nuk mungoi edhe një dramatizim nga fëmijët.
Pasi mblodhën mbeturinat, fëmijët i klasifikuan të gjitha në kontejnerët e posaçëm dhe më pas vazhduan me mbjelljen e luleve. Ku përmes të gjithë këtyre shembujve ata treguan kujdesin që kanë ndaj tokës dhe se ajo duhet mbrojtur, sepse është e mbushur me gjëra të bukura, të cilat ata i duan shumë.