Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Kinemaja vend për argëtimin e fëmijëve

Për të shijuar filmat akoma më shumë dhe në një mënyrë krejtësisht ndryshe, kinematë janë vendi ideal. Në kinema shfaqen filma të llojeve të ndryshme për fëmijë dhe të rritur dhe eksperienca që sjell shikimi i filmave atje është me të vërtetë e bukur.

Bashkë me fëmijë ishim në njërën prej kinemave të kryeqytetit, “Cineplexx”.

Ne kësaj radhe shkuam për të shikuar filmin e animuar “The Bad Guys”. Fillimisht ishte një seri romanesh grafike për fëmijë që janë përshtatur në një film të animuar. Ky film ka shënuar një sukses të madh, sepse ka pasur një shikueshmëri shumë të kënaqshme dhe është pëlqyer nga audienca.

Pra, fëmijët ishin shumë të entuziazmuar që filmi të fillonte. Pasi morëm kokoshkat që të na shoqëronin gjatë filmit, ne me padurim u nisëm drejt sallës ku do të shfaqej ai. Gjithashtu u pajisëm me syzet speciale për të shikuar filmin 3D. Ato sjellin një perceptim krejtësisht ndryshe të filmit, duke na bërë që të zhytemi akoma më shumë në të, sepse imazhet duken më të gjalla. Madje ndonjëherë mund të ndihemi sikur pamjet që po shohim po dalin nga ekrani.