Me shumë pasion zonja Ergyle Gjurgjialo filloi hapat e parë të procedurës së krijimit të plisit, ndërsa fëmijët shikonin me vëmendje çdo lëvizje. Procedura e transformimit të leshit në plis duhet të kaloj nëpër disa hapa, prandaj duhet pasur durim dhe puna të bëhet me shumë dashuri.
Fëmijët dëgjonin me vëmendje shpjegimet e zonjës Ergyl dhe nuk hezituan që edhe vet t’i përvisheshin punës. Secili prej tyre vendoste në makinë copat e leshit, të cilat më pas do të shprisheshin që të bëheshin gati për hapat e tjerë të përpunimit.
Tani plisi kishte marrë formën e tij të parë dhe fëmijët ishin shumë të gëzuar kur e shihnin se ishin afër finalizimit të procesit. Mirëpo, tani ishte radha për njërin nga hapat më të rëndësishëm të krijimit të plisit. Bëhet fjalë për procedurën e forcimit të plisit.
Procedura e forcimit të plisit bëhet përmes sapunit dhe ujit të ngrohtë, duke e shtypur me duar dhe duke larguar ujin e tepërt derisa të forcohet mirë dhe të jetë gati për të marrë formën.
Hapi i fundit pas forcimit dhe tharjes është futja e plisit në kallëp, ku ngjeshët me anë të gurit dhe merr formën finale.
Pra, e gjithë kjo ishte procedura e krijimit të plisit, simbol ky shumë i rëndësishëm i kulturës sonë shqiptare.