Si çdoherë, muaji shtator sjell fillimin e njërës prej periudhave më të rëndësishme të fëmijërisë. Bëhet fjalë për ditën e parë të shkollës, një nga ditët më emocionuese për fëmijët.
Është dita ku fëmijët njihen me shkollën, me mësuesen e tyre dhe me shokët e shoqet e klasës. Kjo ditë po pritet me shume gëzim nga fëmijët, të cilët me padurim pritnin të bëheshin nxënës të gupeve parafillore në shkollën “Qamil Batalli”.
Edukatoret e shkollës, Albulena Sahiti dhe Doruntina Kamberi, dolën që të mirëpritnin nxënësit e tyre. Ato thërrisnin me radhë emrat e secilit fëmijë, të cilët ishin të emocionuar për takimin e tyre të parë me shkollën dhe mësueset. Pas takimit me mësueset secili fëmijë hyri në klasën e tij të takonte shokët dhe shoqet e klasës me të cilët do të kalojnë një kohë të gjatë së bashku.
Dita e parë nga disa u prit me gëzim, e disa të tjerë qanin. Fëmijët po fillonin një periudhë të re dhe të panjohur për ta. Mirëpo mësuesja Albulena kishte përgatitur një aktivitet shumë mikpritës për fëmijët. Secili prej tyre do të merrnin bexhin e tij ku kishte të shkruar emrin dhe një karamele nga mësuesja. Në këtë mënyrë fëmijët mësonin emrat e njëri-tjetrit dhe fillonin me ëmbëlsi ditën e tyre të parë.
Edhe grupi i mësueses Doruntina po zhvillonte një aktivitet njohës me njëri-tjetrin. Pas këndimit të këngës me mësuesen, fëmijët me radhë prezantonin veten e tyre. Më pas të gjithë fëmijët njëzëri përsërisnin emrin e shokut ose shoqes. Kjo i ndihmonte ata që të njiheshin me njëri-tjetrit.
Të gjitha këto aktivitete njohëse i argëtonin pa masë fëmijët, të cilët dukeshin shumë të lumtur në këtë fillim të ri.
Edhe
Nis viti i ri shkollor
Për të përmbyllur me sukses ditën e parë të shkollës, fëmijët këndonin me mësuesen këngën e tyre të parë që mësuan në shkollë , “Sikur nga qielli”. Mirëpo për ta ky është vetëm fillimi, sepse fëmijët çdo ditë do të mësojnë në shkollë gjëra të reja dhe këngë të ndryshme nga mësueset. Gjithashtu do të argëtohen me miqtë e rinj që do të bëjnë.
Rrugëtimi i tyre sapo ka filluar, prandaj është e rëndësishme që dita e parë e shkollës të jetë e paharruar.