Në Programin e Fëmijëve në KTV fëmijët mësuan për mbrojtjen e natyrës dhe riciklimin.
Ata po ashtu bënë një aktivitet në natyrë, pikturuan përmes gjetheve.
Ky lloj i pikturimit i bënë fëmijët më kreativë dhe i shtyn të përdorin më shumë imagjinatën.
Përmes këtij aktiviteti argëtues fëmijët zhvilluan talentin për pikturë, sepse mësuan se mund të pikturojnë edhe përmes gjetheve pa pasur nevojë për brusha.
Në këtë mënyrë, ata krijuan një lidhje më të fortë me natyrën. Për më shumë ndiqeni videon e mësipërme.