PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

Aktivitete për verën dhe kafshët e detit

 

Me shumë gëzim fëmijët të ndarë në grupe përbushnin detyrat që kishin. Njëri grup ngjyroste sipas dëshirës, kurse grupi tjetër luanin me ujë dhe anije.

Uji është shumë i dashur për ne gjatë stinës së verës. Përveçse e përdorim atë për pije, uji na ndihmon të freskohemi në ditët me temperatura të larta. Deti është kënaqësia më e madhe për fëmijët. Atje përveç kafshëve mund të gjeni edhe anije, të cilat lundrojnë nëpër valë. Për këtë arsye fëmijët vendosnin anijet në ujë dhe i frynin që ato të lëviznin. Kjo i argëtonte ata pa masë, sepse lundrimi në anije është më të vërtetë argëtues.