Po e kalojnë ditën duke luajtur sportin e tyre të preferuar. Fëmijët e klubeve të ndryshme, të moshave 6 deri në 10 vjeç, janë mbledhur për të marrë pjesë në turnirin e organizuar në klubin e tenisit “Rilindja”.
Edhe pse sport individual që kërkon shumë përkushtim, tenisi ka filluar të tërheqë vëmendjen e fëmijëve. Ata synojnë të vazhdojnë punën dhe të arrijnë shumë në këtë sport. Disa prej tyre veçse kanë filluar të luajnë nëpër gara me sportistë nga vende të ndryshme jashtë Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI njohur si një ndër sportet më të shëndetshme, me shumë vrapim dhe aktivitet fizik, tenisi është edhe i vështirë. Por, tenistët e vegjël thonë se e pëlqejnë këtë sport pikërisht për këto arsye.
Ata përveç se ushtrojnë tenis në ditët e caktuara me klubin, dalin e luajnë shpesh edhe me shokë që të kënaqen dhe të relaksohen..
Zhvillimi i shkathtësisë, shpejtësisë dhe forcës janë vetëm disa nga benefitet nga tenisi. Prandaj mundësitë e fëmijëve për t’u marrë me sporte nga më të ndryshmet janë të pafundme.