Interesimi për sporte luftarake po vazhdon të rritet edhe në vendin tonë. Njëri prej tyre që pëlqehet shumë nga fëmijët është sporti i Taekwondos.
I karakterizuar nga gjuajtjet me këmbë apo shkelmimet, Taekwondo dallon nga artet e tjera marciale. Madje ka edhe karakteristika të tjera shumë interesante.
Fëmijët e moshave të ndryshme në Shkollën e Taewkwondos Prishtina e praktikojnë këtë sport tri herë në javë. Ata tregojnë se pse kanë zgjedhur pikërisht Taekwondon për ta ushtruar.
Disa prej tyre e ushtrojnë këtë sport qe shumë vite. Ata marrin pjesë edhe nëpër gara, ku puna e tyre e palodhshme shpërblehet.