Si janë krijuar plazhet?
Me ngadalë, për miliona vjet, deti ka lëmuar gurët e brigjeve të tij. Ata janë imtësuar derisa valët e detit janë rrotulluar mbi ta, njëra pas tjetrës. Pra, gurë e mëdhenj me kalimin e kohës janë shndërruar në rërë.
Si krijohen valët e detit?
Nëse fryn në sipërfaqen e vaskës tënde, uji do të rrotullohet. Deti është si një vaskë gjigante dhe erërat që fryjnë në të janë të fuqishme. Kështu, ato rrudhat e vogla të vaskës, në det na shfaqen si valë.
Si krijohet një fosil?
Përfytyro një kafshë të vdekur të mbuluar shpejt me baltë. Balta forcohet dhe e mbron skeletin nga dekompozimi. Disa vjet me vonë, një shkundje e dheut bënë që skeleti të dalë në sipërfaqe. Kështu krijohen fosilet.
Si janë krijuar shpellat?
Disa shkëmbinj gërryhen nga veprimet e ujit. Gjatë disa mijëra vjetëve, uji ia del që të krijojë vrima të mëdha në gurë. Në disa raste uji gërryen shkëmbin nën sipërfaqen e tokës dhe kështu formon shpellë