PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE

A e dini si bëhen bonbonet?

Rubrika më e re e Programit Fluturues të Fëmijëve “A e dini si…?” i mëson fëmijët se si funksionojnë gjërat të cilat ne i përdorim ose i shohim çdo ditë.

A e dini si bëhen bonbonet?

Gjatë zierjes, bonboneve u shtohet aromë dhe ngjyrë. Masa e fituar pastaj kalohet në makina të ndryshme të cilat u japin formën e caktuar. Kur thahen mirë, bonbonet janë gati për t’u ngrënë.

A keni menduar ndonjëherë se si vallë, bëhen çamçakëzët?

Çamçakëzët bëhen nga plastika dhe goma dhe kjo i bënë ato jo të shëndetshme. Ngjyra, aroma, shurupi i sheqerit dhe sheqeri pluhur u shtohen atyre. Masa e fituar përzihet për një kohë të gjatë dhe kështu krijohet çamçakëzi. E tëra që mbetet është të pritet në copa dhe të mbështillet.

Si bëhet mjalti?

Mjalti ndryshe nga bonbonet dhe çamçakëzët bëhet në mënyrë natyrale, dhe është shumë i shëndetshëm. Mjalti besoj e dini se bëhet nga bletët. Ato thithin nektarin nga lulet dhe pastaj e kthejnë në zgjojet. Aty e përziejnë me pështymën e tyre dhe nxjerrin jashtë në hoje…..Dhe mjalti është gati!!!!!

Të gjitha këto që i përmendëm kanë sheqer në përbërjen e tyre. Por shtrohet pyetja si bëhet sheqeri.

Sheqeri bëhet nga panxhari apo rrepa e bardhë! Rrepat priten në thela të holla dhe pastaj treten në ujë. Sheqeri shkrihet në ujë dhe bëhet një lëng i ëmbël, pastaj nxehet në një temperaturë të lartë, ky lëngë shndërrohet në kristale sheqeri….dhe këto kristale ne i përdorim kudo….