Fanol Shala kurrë nuk do ta harrojë momentin kur mori lajmin se vajza trevjeçare që e kishin futur për të vdekur në qese najloni, tregoi shenja jete në momentin kur një ushtar i huaj iu afrua ta shikonte për herë të fundit. Vogëlushja ishte njëra prej dhjetëra trupave të nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi. Viktimat ishin shtrirë përtokë në pritje të identifikimit nga familjarët.
Shala, themelues dhe anëtar i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si vullnetar bashkë me ekipin e tij, udhëtoi në Turqi për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti i fundit. Në emisionin Pro X të KTV-së, Shala ka rrëfyer histori të prekshme dhe mrekullie nga puna e tij vullnetare për nxjerrjen e viktimave dhe të mbijetuarve në tërmetin e fundit në Turqi dhe Siri, që mori jetën e më shumë se pesëdhjetë mijë personave.
Historia e shpëtimit të trevjeçares është aq emocionuese, sa vërehet edhe në shprehjet e Shalës. Fillimisht u mendua që vajza ishte e vdekur, u fut në një thes kufomash, u vendos në trotuar pranë rrugës për identifikim dhe më pas ndodhi mrekullia...
-
Komandanti që udhëhoqi FSK-në në Turqi: Shpëtuam katër persona nga rrënojat
-
Turqia me falënderim të veçantë, publikon videon e shpëtimit të 2-vjeçares nga FSK-ja
-
Rrëfimi i adoleshentit që incizoi veten nën rrënojat e tërmetit në Turqi
-
Një burrë në Turqi rrëfen se si vajza e tij 4-vjeçare e mbajti të gjallë nën rrënoja
-
296 orë pas tërmetit nxirren edhe tre të gjallë në Turqi, përfshirë një fëmijë