Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rrëfimi i adoleshentit që incizoi veten nën rrënojat e tërmetit në Turqi

Nxënësi i shkollës së mesme ka tronditur zemrat e turqve me mesazhin e lamtumirës për më të dashurit e tij, pasi ishte ngujuar nën rrënojat e shtëpisë së tij shkaku i tërmetit të fuqishëm.

Taha Erdem dhe familja kishin rënë më herët për të fjetur kur tërmeti 7.8 shkallës goditi qytetin e tyre Adiyaman më 6 shkurt. Taha ishte zgjuar nga lëkundjet e fuqishme që shembën bllokun katërkatësh.

Për dhjetë sekonda, Taha, nëna, babai, vëllai dhe motra më e vogël ishin në tokë.

Ishte i vetëm nën tonët e rrënojave dhe dridhjet e vazhdueshme vetëm sa shkatërronin edhe më shumë ndërtesën edhe ashtu të rrënuar. Ai ndodhej nën masën e betonit dhe çelikut.

Taha mori telefonin dhe nisi të incizonte mesazhin e lamtumirës, duke shpresuar se do të zbulohej mesazhi pas vdekjes së tij.

Edhe Rrëfimi i adoleshentit që incizoi veten nën rrënoja Botë Rrëfimi i adoleshentit që incizoi veten nën rrënoja

“Mendoj se kjo do të jetë videoja e fundit për ju. Jam i vdekur. Këtu janë gati 500 kilogramë peshë në këmbën time. Këmbët s’po i ndiej. Kam mundur ta lëndoj edhe kokën kur po tentoja të dilja nga këtu”, ka thënë ai.

Duke treguar qëndrueshmëri dhe guxim, adoleshenti mendonte se po fliste fjalët e fundit. Tregon për lëndimet e tij dhe pendesat dhe gjërat që shpreson t’i bëjë nëse del i gjallë nga aty. Gjatë videos, mund të dëgjohen britmat e të tjerëve.

“Ende po lëkundemi. Vdekja, miqtë e mi, vjen atëherë kur nuk e pret. Ka shumë gjëra për të cilat jam pishman. Lus Zotin që të më fal gjynahet. Nëse dal i gjallë nga këtu, do të bëjë shumë gjera që dua. Ende po lëkundemi. Duart nuk po më dridhen, por është tërmeti”, ka thënë ai.

Adoleshenti në video thotë se beson që familjarët i kanë vdekur, së bashku me shumë të tjerë në qytet dhe se shumë shpejt do t’u bashkohet edhe ai.

Mirëpo qe e shkruar që Taha të ishte në mesin e njerëzve të parë që shpëtohen nga ndërtesa e bërë rrafsh me tokë. Është nxjerrë vetëm dy orë më vonë nga fqinjët dhe është dërguar te shtëpia e hallës.

Dhjetë orë pas tërmetit, prindërit dhe vëllai dhe motra u shpëtuan nga fqinjët që gërmuan nëpër rrënoja me duar dhe me çfarëdo mjeti që kanë gjetur.

“Kur u çova në këmbë u rrëzova përsëri nga lëkundjet. E kuptova se ishte tërmet. Ndërtesa jonë u shemb për 7 deri në 10 sekonda. Unë po vrapoja drejt derës por veçse isha nën rrënoja. Kishte ende lëkundje dhe vazhdimisht mendoja se do të vdisja”, ka thënë ai.

Kur Associated Press foli me familjen të enjten, jetonin në një tendë të siguruar nga Qeveria, së bashku me qindra mijëra të tjerë që i mbijetuan katastrofës që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore, duke lënë më shumë se 43 mijë të vdekur.

Edhe Publikohet videoja që adoleshenti turk realizoi nën rrënoja: Zoti më faltë mëkatet Botë Publikohet videoja që adoleshenti turk realizoi nën rrënoja: Zoti më faltë mëkatet

“E ndjeja se kisha familjen nën rrënoja e kisha ndjenjën se unë jam shpëtuar por ata janë ende të ngujuar. Kur pas familjen, nuk doja asgjë tjetër. E pash familjen, vëllain dhe motrën. Kjo më mjaftonte. Nuk doja asgjë tjetër. Isha shumë i lumtur”, ka thënë ai.

Historia e familjes Erdem është një nga historitë e shumta emocionale të forcës njerëzore që ka dalë nga zona e përhapur e fatkeqësive. Në dhimbje të shumtë janë ata që rrëfejnë për tmerrin e të qëndruarit nën rrënoja.