Pro X

Rrëfimi i vullnetarit nga Kosova për “ringjalljen” e të mbijetuarës trevjeçare nga tërmeti në Turqi

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Fanol Shala kurrë nuk do ta harrojë momentin kur mori lajmin se vajza trevjeçare që e kishin futur për të vdekur në qese najloni, tregoi shenja jete në momentin kur një ushtar i huaj iu afrua ta shikonte për herë të fundit. Vogëlushja ishte njëra prej dhjetëra trupave të nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi. Viktimat ishin shtrirë përtokë në pritje të identifikimit nga familjarët.

Shala, themelues dhe anëtar i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si vullnetar bashkë me ekipin e tij, udhëtoi në Turqi për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti i fundit. Në emisionin Pro X të KTV-së, Shala ka rrëfyer histori të prekshme dhe mrekullie nga puna e tij vullnetare për nxjerrjen e viktimave dhe të mbijetuarve në tërmetin e fundit në Turqi dhe Siri, që mori jetën e më shumë se pesëdhjetë mijë personave.