Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Prapa Ekraneve

Siguria, si fushë e dezinformimit

Kur është në pyetje siguria e qytetarëve, dezinformatat kalojnë lehtë. Siguria është një prej atyre nevojave bazë të secilit individ, dhe kur e ndjejmë se kjo siguri po na kërcënohet, pa marrë parasysh sa mendje kritike mund të kemi, frikësohemi. Pra, kjo ndikon që të rritet frika e të ulet gjykimi kritik, u tha në emisionin "Prapa Ekraneve" në KTV. 

Çështjet e sigurisë bëjnë që njerëzit të bien shumë lehtë pre e dezinformatave që paralajmërojnë se mund të ketë luftë, rrjedhimisht mund të kërcënohet siguria jonë individuale.

Prandaj, një prej qëllimeve të dezinformatave është mbjellja e dyshimit dhe pasigurisë. Krahas dezinformatave, veriu dhe dialogu Kosovë- Serbi, edhe gjatë vitit 2023 i ka dominuar edhe raportimet e përmbajtjet e mediave në tërësi.

Teksa pasiguria në veri ka shërbyer gjerësisht për dezinformim, rrjedhimisht ka ndikuar edhe te dezinformimi te një aspekt tjetër i sigurisë: armatosja e FSK-së.

Kjo temë ka mbizotëruar si burim dezinformimi zakonisht ndërlidhur me zhvillimet në veri të Kosovës. Përmes dezinformatave krijohej dyshimi mbi kërcënimin e sigurisë, prodhuesit e dezinformatave nisnin me informacione të rreme se tash po armatoset FSK-ja dhe rrjedhimisht, Kosova është e gatshme me i dalë ballë secilit kërcënim që vjen nga jashtë.

Edhe Temat për të cilat pritet të dezinformohet gjatë vitit 2024 Prapa Ekraneve Temat për të cilat pritet të dezinformohet gjatë vitit 2024

Prodhuesit e dezinformatave në këtë drejtim pritet që edhe gjatë vitit 2024 të fokusohen në çështjet e sigurisë. Në njërën anë, e kemi jo-stabilitetin e vazhdueshëm në veri, e në anën tjetër paralajmërimet e vazhdueshme gati qe tri vjet prej krerëve të shtetit për mundësinë e luftës. Këto dyja bashkë pritet të ndikojnë që edhe gjatë këtij viti të diskutohet mundësia e ndonjë lufte të mundshme.

Përderisa 90% e vëmendjes së qytetarëve fokusohet te ngjarjet në veri dhe në mundësinë për luftë, ka shumë probleme tjera përbrenda që kalojnë pa u vënë re e pa krijuar zhurmë.