Më 7 janar bëhen 17 vjet pa babanë, vëllanë, bashkëshortin dhe kunatin tonë të dashur

Dr. NUE (NIKOLLË) GEGAJ

Dr. NUE (NIKOLLË) GEGAJ

(3.6.1962 - 7.1.2009)

Babë, nuk munde t'i presësh rrezet e diellit të pranverës, por u nise rrugës së bardhë e të ndritur për amshim. Lulet filluan të zgjohen ngadalë pas dimrit, por Ti rrugës së amshimit ike duke shikuar kah qielli për t’u strehuar. Neve na le në dhimbje e me zemër të thyer duke e pritur kthimin tënd... Tashmë jemi bindur se je atje në strehën tënde me engjëj duke u lutur e mbrojtur neve. Asnjëherë s'do t'i harrojmë ata sy të hareshëm e plot dashuri. E kujtimet e bukura me ty babë i shfleton çdo ditë , secili prej nesh. I paharruar, i lehtë si era, i bardhë si pëllumbat e paqes vjen edhe ky përvjetor i ikjes tënde që i numëron përpjekjet tona për të të gjetur ty. Ne, fëmijët e tu të mbajmë fort në zemër ,të shtrëngojmë në çdo hap të jetës e deri në amshim. Lutemi që shpirti yt i bardhë të ketë gjetur prehje mes engjëjve të parajsës. Të duam përjetësisht babë! Me mall të pashuar të përkujton familja Gegaj

Data e publikimit: 7 janar 2026 05:10