Arbëri

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë viziton Kosovën në Ditën e Pavarësisë

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë Gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton të premten Kosovën.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra për informim e KFOR-it.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë Scaparrotti do të takohet me Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandant i Forcës së Kosovës në shtabin qendror të KFOR-it.
“Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë do të ndajë informacione me gazetarët mbi misionin e KFOR-it në Kosovë dhe operacionet e NATO-s”, thuhet nder të tjerash në njoftim.