Sot u bënë 6 vjet pa më të dashurin tonë

RRAHMAN (SELMAN) HAJRULLAHU

RRAHMAN (SELMAN) HAJRULLAHU

(1.1.1957- 20.6.2016)

Erdhi koha që sërish të të përkujtojmë, por çdo vit më vështirë po e përjetojmë.
Na mungojnë buzëqeshja jote, fjalët e tua të arta. Vendi ku ti rrije tani ka mbetur bosh.
Çdo kujtim i yti do të mbetet në zemrat tona. Ti ishe dhe do të mbetesh gjithmonë frymëzim i ëndrrave tona. 

 

Të përkujtojnë me mall: bashkëshortja Afërdita, si dhe fëmijët Fllanza, Fatosi, Teuta dhe Iliri.

Data e publikimit: 20.06.2022
Shpërndaje
Të tjera