
IMER ISLAM DUÇI
(25.2.1950 - 25.2.2016)
6 vjet kaluan me mallin tënd, Baba!
Me mungesën e zërit tënd, fjalëve tua.
Me mungesën e hapave tu që përçonin siguri dhe vendosmëri, kudo që ti ecje.
Por dashurinë tënde e kemi në zemrat tona gjithmonë.
Këshillat e tua do t’i mbajmë në mendje gjithmonë...
Sepse ti do të jesh shtylla e familjes sonë gjithherë.
E përkujtojnë: bashkëshortja e fëmijët dhe mbarë familja Duçi.