Me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së Haxhibabës tonë dhe 25-vjetorit të Nënës sonë të çmuar

HYSEN ZEKA
(1913-2006)
HANUMSHAHE ZEKA
(1925-1997)Teksa vitet kalojnë, malli për ju vetëm shtohet. Ndonëse e ndiejmë mungesën fizike çdo herë e më shumë, dashuria dhe urtësia juaj mbetën gjithmonë në mendjen e zemrat tona.
Këtë vit një prej yjeve që krijuat, djali juaj Ilazi, u bashkëngjit tek ju, e shpresojmë që pushoni të qetë e të lumtur së bashku.
Kujtimi juaj na motivon të kalojmë kohët e vështira e të bëhemi çdo herë e më të fortë dhe më të mirë.
Gjithmonë në zemrat tona: djali Rexhepi, nusja Venera, nipi Graniti, mbesat Kaltrina, Mjellma, Qëndresa e Edita.