Sport

Reali pa problem ndaj Napolit

Real Madridi ka fituar takimin e parë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve në 1/8 e finales.

Napoli e filloi takimin më mirë duke kaluar në epërsi përmes Lorenzo Insigne, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e tetë pas një aksioni fantastik, raporton Koha.net.

Por, Reali u kundërpërgjigj për mrekulli në vazhdim të takimit duke përmbysur rezultatin.

Benzema barazoi shifrat në minutën e 19, pas një krosimi nga Carvajal, francezi dërgoi topin në portë.

Me të filluar pjesa e dytë Toni Kroos e dha epërsinë Realit duke shënuar me një goditje mjeshtërore në minutën e 49 pas asistimit nga Ronaldo.

Dhe golin më të bukur në këtë takim e shënoi Casemiro në minutën e 54, me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë.

 


\\\ by Gol-Live
//// by PatsaN4ik
-- by ak-productions
sgyfjvsfdjykgjselkdgdrgdhyshu by footballderby