ZAHIDE (AJET) ADEMI

ZAHIDE (AJET) ADEMI

(27.3.1948 – 25.3.2020)

Sot bëhet një vit që ike nga kjo botë e vdekja jote e shpejtë, pa mundësinë për ta thënë lamtumirën e fundit, na la një plagë të madhe në zemrat tona. 
Aq sa e madhe është dhimbja që më nuk të kemi fizikisht në mesin tonë, po aq e madhe është dashuria e krenaria për ty.
Buzëqeshja, zemërgjerësia, urtësia, dinjiteti e, mbi të gjitha, dashuria dhe lufta për jetë, janë vlerat që na mësove e të cilat do t’i ndjekim dhe mbartim tek mbesat e nipat e tu. 
Dritë pastë shpirti yt i bardhë e pusho e qetë në parajsë!

 

Të përkujtojmë me shumë mall, dashuri, dhimbje e krenari: bashkëshorti Jemini, fëmijët Albani e Florentina, mbesat Mrika e Dea, nipat Donarti, Drini e Arti, nusja Lindita e dhëndri Luli.

Data e publikimit: 25.03.2021
Shpërndaje
Të tjera