Sot u bënë 4 vjet pa më të dashurin tonë

MILAZIM RIZANI

MILAZIM RIZANI

(6.3.1975 – 9.2.2017)

Sa shpejt që ikën vitet, mungesa jote vërehet çdoherë e më shumë. Ike e na le kujtimet më të mira që kishim me ty.
Mungesën tënde nuk mund ta zëvendësojë asgjë. Edhe pse fizikisht je larg nesh, psikikisht je thellë në mendjet dhe zemrat tona…
Shpirti yt i bardhë pushoftë në lulet e xhenetit, e kujtimet me ty mbetshin përherë çastet më të bukura për ne!
U mungon familjes, atdheut dhe shoqërisë.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!

 

E kujton me mall familja: nana, motra, vëllezërit, nipat dhe mbesat, posaçërisht Edi.

Data e publikimit: 09.02.2021
Shpërndaje
Të tjera